Bota

Arrestohen protestues pro-palestinezë gjatë tubimit në Berlin

Aktivistë pro-Palestinës u mblodhën në Berlin të dielën, për të protestuar në mbështetje të të burgosurve politikë dhe kundër prodhuesit izraelit të armëve "Elbit Systems"

Ajdin Aliji  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Arrestohen protestues pro-palestinezë gjatë tubimit në Berlin Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Shkup

Aktivistë pro-Palestinës u mblodhën në U-Bhf Turmstrasse në Berlin të dielën, më 26 tetor, për të protestuar në mbështetje të të burgosurve politikë dhe kundër prodhuesit izraelit të armëve "Elbit Systems", transmeton Anadolu.

Protesta u organizua për të mbështetur "Ulm 5", pesë aktivistët e arrestuar për dyshimin se hynë dhe dëmtuan objektin e "Elbit Systems" në Ulm. Protesta vazhdoi me një marshim dhe thirrje për solidaritet ndërsa policia ndaloi disa nga protestuesit.

Në shtator, një grup aktivistësh pro-palestinezë hynë me forcë në zyrat e "Elbit Systems" në Ulm për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj gjenocidit të vazhdueshëm kundër palestinezëve në Gaza.

"Elbit Systems", prodhuesi më i madh ushtarak i Izraelit, operon disa zyra dhe objekte prodhimi në të gjithë Gjermaninë. Kompania specializohet në sisteme komunikimi, teknologji zbulimi, avionë pa pilot dhe automjete tokësore, duke ruajtur lidhje të ngushta me industrinë gjermane të armëve.

Izraeli ka vrarë më shumë se 68 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë në dy vjet sulme në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Faza e parë e një marrëveshjeje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Faza e parë përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın