Bota, Koronavirusi

Belgjikë, hetohet vdekja e një vajze në qytetin Gent

Numri i të vdekurve në vend nga koronavirusi ka tejkaluar 1,000, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 15,348

Ekip  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Belgjikë, hetohet vdekja e një vajze në qytetin Gent

Bruksel

Qyteti Gent i Belgjikës është duke hetuar vdekjen e fundit të një vajze nga koronavirusi, njoftoi të mërkurën kryebashkiaku Mathias De Clercq, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata po heton mënyrën se si shërbimet e urgjencës kanë trajtuar thirrjen e ndihmës, pasi 12-vjeçarja u dërgua në spital nga fqinji i saj, me sa duket për shkak të një keqkuptimi.

Qendra e urgjencës nuk dërgoi një ambulancë pasi që dispeçeri nuk ishte në gjendje të tregonte nëse familja po kërkonte ndihmë mjekësore ose policore, sipas zëdhënëses së policisë federale Sarah Frederickx.

Më në fundit, u dërgua një patrullë policie, por ata gjetën vetëm një anëtar të familjes në shtëpi sepse fqinji saj tashmë kishte çuar pacienten në një institucion mjekësor.

Ajo kishte vuajtur nga ethe për tre ditë para se të dërgohej në klinikë, ku u diagnostikua me COVID-19. Pacientja vdiq të hënën.

Të paktën 1,011 njerëz deri tani kanë humbur jetën nga pandemia në Belgjikë. Rreth 93 për qind e tyre ishin më të vjetër se 65 vjeç, dhe 40 për qind mbi 80 vjeç.

Në 24 orët e fundit, 1,348 raste të reja u diagnostikuan dhe 183 vdiqën nga virusi, me një rritje nga një ditë më parë, sipas shifrave të fundit të Shërbimit Publik Federativ të Shëndetit.

Gjithsej 15,348 pacientë janë diagnostikuar me virus që nga shpërthimi, dhe 5,376 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë, më shumë se 952,000 raste të COVID-19 janë konfirmuar në të gjithë botën, me gati 50,000 vdekje dhe më shumë se 202,000 të shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın