Bota

BE vazhdon sanksionet kundër Rusisë

"Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton", theksoi Kaja Kallas

Necva Taştan Sevinç  | 27.01.2025 - Përdıtësım : 28.01.2025
BE vazhdon sanksionet kundër Rusisë

Istanbul

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, njoftoi se blloku arriti marrëveshje për të zgjatur sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë, transmeton Anadolu.

"Ministrat e Jashtëm të BE sapo ranë dakord për të zgjatur përsëri sanksionet ndaj Rusisë", tha Kallas në një postim në X, duke shtuar: "Këto sanksione do të vazhdojnë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton".

Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare.

Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın