Bota

BE kërkon qartësimin e sulmit ndaj kompanisë saudite Aramco

"Së pari, duhet të identifikohen të gjitha faktet e këtij sulmi të tmerrshëm dhe pastaj kush është përgjegjës", u përgjigj Kocijançiç

Şerife Çetin  | 16.09.2019 - Përdıtësım : 17.09.2019
BE kërkon qartësimin e sulmit ndaj kompanisë saudite Aramco

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se duhet të zbulohen të vërtetat lidhur me sulmin ndaj kompanisë kombëtare saudite të naftës Aramco, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, e cila u adresua në konferencën e rregullt për media, e pyetur pse BE nuk e ka në shënjestër Iranin, ashtu sikurse SHBA, ajo u përgjigj: "Së pari, duhet të identifikohen të gjitha faktet e këtij sulmi të tmerrshëm dhe pastaj kush është përgjegjës".

Duke rikujtuar se BE-ja "ka bërë edhe thirrje të fuqishme për vetëpërmbajtje", Kocijançiç tha se sulmet në këtë periudhë, ku tensioni në rajon është në rritje, dëmtojnë përpjekjet për dialog dhe për të reduktuar tensionin.

- Sulmi ndaj kompanisë së naftës Aramco

Arabia Saudite ditë më parë njoftoi se si pasojë e sulmeve me dronë të armatosur ishin përfshirë nga zjarri dy fabrika që i përkisnin kompanisë Aramco.

Teksa nuk u fajësua asnjë palë për sulmin me dronë ku nuk pati të vrarë dhe të plagosur, grupi rebel Huthi deklaruan se sulmin e kishin organizuar ata me 10 dronë.

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen, krahas raketave balistike me rreze të mesme dhe të shkurtër që në përgjithësi neutralizohen nga sistemini i mbrojtjes ajrore saudite, kohëve të fundit me dronë të armatosur po vendosin në shënjestër disa rajone të vendit.

Në Jemen ku një kohe të gjatë mbizotëron destabiliteti politik, po ndodhin koflikte mes rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë të cilat kanë marrë mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.