Muhammed Ali Gürtaş,Dilara Hamit
07 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Zyra statistikore evropiane Eurostat ka bërë të ditur se gratë në Bashkimin Evropian (BE) vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në pozitat drejtuese, edhe pse ato afërsisht janë gjysma e punësimit total, transmeton Anadolu Agency (AA).
Eurostat theksoi se afërsisht 9.4 milionë punonjës mbajnë pozitën drejtuese që nga viti 2017 dhe rreth një e treta e menaxherëve janë gra.
“Kjo pjesë mbeti e njëjtë që nga viti 2012”, tha Eurostat me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas.
Pjesa më e madhe e grave midis pozicioneve drejtuese u regjistrua në Letoni me 56 për qind, i vetmi vend anëtar i BE-së ku gratë tejkaluan burrat në pozitat drejtuese.
Shifrat zyrtare treguan se numri më i ulët u regjistrua në Luksemburg, ku gratë përbëjnë vetëm 15 për qind në pozitat drejtuese.
Eurostat po ashtu theksoi se proporcioni i grave midis drejtuesve të lartë vitin e kaluar ishte vetëm 17 për qind.