Bota

BE e shqetësuar për migrimin e mundshëm nga Idlibi

Avramopoulos, këtë javë do të takohet me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ku do të diskutojnë për politikat e BE-së për migracionin dhe do të vlerësojnë masat që do të ndërmerren në të ardhshmen

Yusuf Hatip  | 17.09.2018 - Përdıtësım : 18.09.2018
BE e shqetësuar për migrimin e mundshëm nga Idlibi

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Komisioneri Europian për Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, do të vizitojë Greqinë për të diskutuar për masat që duhen marrë kundër valës së mundshme të emigracionit nga Idlibi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në periudhën ku ka shqetësime se qindra mijëra persona do të mbeten të detyruar të braktisin territoret e tyre pas një sulmi të mundshëm në Idlib ku jetojnë rreth 3.5 milion civilë, do të zhvillohet një vizitë kritike në Greqi nga përfaqësuesit e BE-së.

Avramopoulos, këtë javë do të takohet me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ku do të diskutojnë për politikat e BE-së për migracionin dhe do të vlerësojnë masat që do të ndërmerren në të ardhshmen.

Në anën tjetër, sipas lajmit të “Financial Times” mësohet se Avramopoulos, në takimin e tij me Tsipras do të diskutojë për masat që do të merren për parandalimin e valës së migracionit që mund të vijë nga Idlibi, ku sipas kësaj është planifikuar që 3 mijë emigrantë nga ishujt grekë të evakuohen në territorin tokësor.

Brukseli në këtë mënyrë në valën e migrimit që mund të vijë nga Idlibi synon të pakësojë intensitetin në ishujt grekë.

Edhe kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, në një fjalim, duke bërë të ditur se në Idlib po shkohet drejt fatkeqësisë, ishte shprehur se, "Idlibi për ne duhet të jetë burim i një shqetësimi të thellë. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj fatkeqësie njerëzore që është e hapur për t’u përjetuar në një kohë të afërt".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.