Bota

BE e shqetësuar nga përshkallëzimi ushtarak në Jemen

Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që japin mbështetje për qeverinë e Jemenit, kanë rritur sulmet kundër rajoneve nën kontrollin e Huthive

Muhammed Semiz  | 22.01.2022 - Përdıtësım : 23.01.2022
BE e shqetësuar nga përshkallëzimi ushtarak në Jemen

Aden

Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin lidhur me përshkallëzimin ushtarak në Jemen dhe u bëri thirrje palëve të marrin pjesë në procesin politik nën udhëheqjen e OKB-së për t'i dhënë fund konfliktit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i BE-së në Jemen në një deklaratë me shkrim nga llogaria e medias sociale lidhur me përshkallëzimin ushtarak mes palëve në vend theksoi shqetësimin e thellë nga përshkallëzimi që shkakton humbjen e jetëve të civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës në Jemen.

Gjithashtu të gjitha palëve në Jemen u bëhet thirrje të mbrojnë civilët, të jenë të vetëpërmbajtur dhe të marrin pjesë në procesin politik nën udhëheqjen e OKB-së për t'i dhënë fund konfliktit.

Jemeni kohët e fundit është skenë e përshkallëzimeve ushtarake në frontet në rajone të ndryshme të vendit mes forcave të qeverisë dhe Huthive me mbështetje iraniane.

Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që japin mbështetje për qeverinë e Jemenit, kanë rritur sulmet kundër rajoneve nën kontrollin e Huthive.

Në Jemen që nga shtatori i vitit 2014 Huthit e mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë jemenase kundër Huthive.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın