Ekip
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) arritën marrëveshje për ashpërsimin e rregullave për peshkim në ujërat lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas negociatave maratonike që filluan të hënën më 12 dhjetor, ministrat evropian u dakorduan se do të bëjnë përpjekje në kuadër të sigurimit të kufirit biologjik të specieve detare pasi dekadën e fundit është vërejtur eksport i tepruar i peshkut në ujërat lindore të BE-së.
Marrëveshja është e bazuar në arritjen e rendimentit maksimal të qëndrueshëm deri në vitin 2017, më së voni deri në vitin 2020, duke marrë parasysh rrethanat specifike dhe të arsyeshme socio-ekonomike.
Ndryshe, politika e përbashkët e peshkimit e vendeve të BE-së ka vendosur kuota të cilat kanë të bëjnë në çështjet e qasjes në resurset, përdorimin dhe mbrojtjen e pasurive.
Vitet e kaluara u konstatua se peshkimi detar në BE shkakton gjithnjë e më shumë problem, se deti tepër eksploatohet deri në dëmtimin e faunës detare.
Gabriela Matecna, ministrja e Sllovakisë e cila kryesonte takimet, deklaroi se kompromisi ka qenë i domosdoshëm për “qëndrueshmërinë e rezervave të përbashkëta të peshkut, por edhe për peshkim”.
Marrëveshjen e ministrave evropian në Bruksel e përshëndeti Federata e Peshkimit të Skocisë.