Bota

Në ujërat e Libisë shpëtohen 156 emigrantë

Në ujërat e qytetit El-Hums në lindje të kryeqytetit të Libisë, Trablus, janë shpëtuar 156 emigrantë ilegalë

Gülşen Topçu  | 19.07.2018 - Përdıtësım : 19.07.2018
Në ujërat e Libisë shpëtohen 156 emigrantë

Tripoli

TRIPOLI (AA) - Në ujërat e qytetit El-Hums në lindje të kryeqytetit të Libisë, Trablus, janë shpëtuar 156 emigrantë ilegalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Forcave Detare pranë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (UMH) thuhet se në ujërat e qytetit Hums janë shpëtuar 156 emigrantë, në mesin e të cilëve 10 fëmijë dhe 24 gra.

"Emigrantët të cilët janë me prejardhje nga shtete të ndryshme të Afrikës, pas ndihmës së nevojshme shëndetësore dhe ushqimore, janë dërguar në qendrën strehimore në Hums", thuhet në deklaratë.

Edhe ditë më parë në ujërat e qytetit Karaboli të Libisë janë shpëtuar 165 emigrantë ku mes tyre 34 ishin gra dhe 12 fëmijë.

Kryetari i Këshillit Presidencial të UMH-së, Fayiz es-Serrac, në nëntor të vitit të kaluar tha se numri i emigrantëve në Libi është rritur në më shumë se gjysmë milioni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın