Bota

Banorët e Gazës festojnë pas lajmit për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit

Në festimet që vazhduan në të gjithë qytetin e Khan Younis-it, palestinezët shprehën shpresën e tyre se lufta e gjatë do të përfundoje

Ajdin Aliji  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 09.10.2025
Banorët e Gazës festojnë pas lajmit për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit

Shkup

Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi miratuan fazën e parë të një plani për armëpushim në Rripin e Gazës, palestinezët mbushën rrugët e qytetit Khan Younis në jug të enklavës, duke festuar deri natën vonë, raporton Anadolu.

Në festimet që vazhduan në të gjithë qytetin, palestinezët shprehën shpresën e tyre se lufta e gjatë do të përfundojë.

Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi nënshkruan fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

Plani 20-pikësh, i njoftuar për herë të parë më 29 shtator, përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 67.200 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pamëshirshme e kanë lënë Rripin e Gazës kryesisht të pabanueshëm, duke çuar në uri dhe sëmundje të përhapura.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın