Emre Gürkan Abay
15 Mars 2022•Përditësim: 16 Mars 2022
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se ka ndaluar blerjen e arit nga bankat për shkak të rritjes së kërkesës për arin nga qytetarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Bankës Qendrore të Rusisë thuhet se kërkesa për blerje të shufrave të arit në vend është rritur.
"Rritja në fjalë ka pasuar për shkak të anulimit të TVSH-së në blerje. Banka Qendrore e Rusisë ka ndaluar blerjen e arit nga institucionet financiare për dhënien e kredive që nga data 15 mars për të përmbushur kërkesat e qytetarëve", thuhet në deklaratë.
Banka Qendrore e Rusisë ka rritur blerjen e arit, përfshirë bankat në Rusi, që nga viti 2014.
Banka ndaloi blerjet në mars 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe rifilloi blerjet më 28 shkurt me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë.