Ula Atallah,Meryem Kasım
28 Qershor 2016•Përditësim: 28 Qershor 2016
GAZA (AA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka udhëtuar për vizitë në Rripin e Gazës, i cili nga embargoja izraelite ende nuk është rimëkëmbur nga sulmet e fundit të cilat i kryen forcat izraelite para dy viteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Njeriu i parë i OKB-së në Gazë sot në mëngjes hyri në vendkalimin kufitar Erez, ndërsa për sigurinë gjatë vizitës së tij janë angazhuar forcat e sigurisë së Gazës.
Zëdhënësi i Agencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) Adnan Abu Hasene njoftoi se vizita e Ban-it në Gazë do të zgjatë disa orë dhe se me këtë rast do të vizitojë spitalin, financimin e të cilit e mbështeti Katari, ndërsa më pas edhe shkollën të cilën e udhëheq UNRWA.