Haydar Karaalp
21 Qershor 2019•Përditësim: 21 Qershor 2019
Në një sulm vetëvrasës gjatë namazit të xhumasë në një xhami në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, humbën jetën 10 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi vetëvrasës ka hyrë në xhaminë shiite El-Muntazar në Belediyat në lindje të Bagdadit dhe ka aktivizuar bombën që kishte në trup.
Gjatë këtij sulmi janë plagosur 30 persona.