Ruslan Rehimov
27 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Ushtria e Azerbajxhanit njoftoi se ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se është goditur një dron i Armenisë i cili po kryente fluturime zbuluese mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të qytetit Fuzuli në vijën e frontit.