Sena Güler
03 Dhjetor 2020•Përditësim: 03 Dhjetor 2020
Të rinjtë azerbajxhanas sot falënderuan ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu për mbështetjen e Ankarasë për Bakun, duke thënë se ata janë krenarë për këtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një video, të rinjtë azerbajxhanas falënderuan Çavuşoğlun për mbështetjen e Turqisë në çlirimin e tokave të tyre të okupuara nga Armenia për gati tre dekada.
“Ju qëndruat pranë Azerbajxhanit për çështjen e tij të drejtë. Keni treguar unitetin, solidaritetin e turqve për të gjithë botën", theksuan ushtarët azerbajxhanas, duke shtuar se janë krenarë për Çavuşoğlun për dashurinë, kujdesin dhe mbështetjen e tij për Azerbajxhanin.
Pamjet përfshijnë gjithashtu mesazhe nga fëmijët e veteranëve dhe publiku i gjerë, i cili tha: "Një komb, dy shtete: Azerbajxhan-Turqi".
“Ne gjithmonë kemi ndjerë dashurinë dhe mbështetjen tuaj për Azerbajxhanin. Ne e dëshmuam këtë edhe një herë gjatë luftës së Karabakut në marshimin e Azerbajxhanit për të drejtat dhe drejtësinë", theksuan ata.
Pas më shumë se një muaj përplasjesh, Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.
Kur mbaruan luftimet, Baku çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.
Turqia e ka mirëpritur armëpushimin si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, e cila kishte pushtuar Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje që nga fillimi i viteve 1990.