Bota

Azerbajxhan, mbahet maratona nën moton "Mposhte erën"

Në maratonë morën pjesë qytetarë dhe sportistë nga Turqia, SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Kameruni, Nigeria, Kazakistani, Rusia, Ukraina dhe Uganda

Ruslan Rehimov   | 15.05.2022
Azerbajxhan, mbahet maratona nën moton "Mposhte erën" Foto: Resul Rehimov - AA

Baku

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, maratona nën moton "Mposhte erën" e organizuar nga fondacioni "Haydar Aliyev" tërhoqi interes të madh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në gjysmë maratonën që filloi në Sheshin e Flamurit morën pjesë rreth 15 mijë persona, përfshirë sportistë, zyrtarë, deputetë dhe përfaqësues të misioneve të huaja.

Pjesëmarrësit vrapuan 21 kilometra nëpër rrugët dhe bulevardet e Bakusë dhe bregut të Detit Kaspik. Maratona përfundoi në Sheshin e Flamurit aty ku dhe startoi.

Në maratonë morën pjesë qytetarë dhe sportistë nga Turqia, SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Kameruni, Nigeria, Kazakistani, Rusia, Ukraina dhe Uganda. Në maratonë garuan edhe persona me sindromën down dhe persona me aftësi të kufizuara.

Për vrapuesit që u renditën në 3 vendet e para në kategori të ndryshme në garë, u ndanë çmime në para dhe dhurata të ndryshme.

Me maratonën e cila për herë të parë u mbajt në vitin 2016 dhe që tashmë është bërë tradicionale, synohet inkurajimi i të rinjve në sport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın