Lale Köklü
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
HATAY (AA) – Autokolona me ndihma humanitare e OKB-së prej 11 kamionëve, të destinuar për qytetin Idlib dhe rrethinën e tij, ka hyrë në territorin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Autokolona prej 11 kamionësh ka kaluar përmes vend kalimit kufitar Cilvegozu në Rehyanli pranë qytetit Hatay. Kamionët kanë kaluar në territorin e Sirisë të shoqëruar nga xhandarmëria turke dhe automjetet e zyrtarëve të OKB-së.
Ndihma humanitare e OKB-së në ditët në vijim do tu ndahet banorëve në Idlib.