Ekip
20 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
MELBURN (AA) – Disa rrugë në lagjen qendrore tregtare të Melburnit u mbyllën të mërkurën pas protestave të mbajtura nga grupet anti-raciste dhe anti-emigracionit dhe grupeve rivale të cilët kishin dalur për ta festuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Associated Press e Australisë (AAP) ka raportuar se qindra protestues anti-Trump thërrisnin "jo racizmit, jo frikës" vetëm dy blloqe më larg nga rreth 40 përkrahës të Trumpit, të cilët u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit Victoria.
Forcat speciale të policisë dhe policia e kalorësisë ishin vendosur në mes për të mos lejuar kontaktin mes grupeve rivale.
Policia e Victorias deri më tani ka arrestuar një të dyshuar, i cili do ti nënshtrohet hetimeve të mëtejshme.
Mbështetësit e Trump-it mbanin flamuj të Australisë dhe pankarta me mbishkrime "Urime Trump" ndërsa dëgjoheshin duke brohoritur "Ju nuk mund të ndaloni Trump-in".