Ekip
20 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
BERLIN (AA) - Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se Kancelarja gjermane Angela Merkel (62) do të kërkojë mandatin e katërt të kancelares në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
DPA, citon burime nga selia e Partisë Demokristiane në Berlin, të cilat thonë se Merkel do të kërkojë edhe njëherë të rikandidohet.
Nëse në vitin 2017 Merkel përsëri merr mandatin katër-vjeçar, ajo do të jetë në këtë pozicion aq kohë sa qëndroi edhe paraardhësi i saj, Helmut Kohl, i cili në krye të qeverisë gjermane ishte 16 vjet.
Merkel në vitin 2005 u bë gruaja e parë kancelare e Gjermanisë.