Aliia Raimbekova,Muhammed Shekh Yusuf
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
ASTANA (AA) – Delegacioni opozitar ushtarak në ditën e parë të takimit me temë Sirinë i cili mbahet në kryeqytetin Astana të Kazakistanit ka pezulluar bisedimet për shkak të sulmeve ajrore në Hama dhe Dera dhe kushtet e rënda që Rusia ka paraqitur në bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni opozitar ushtarak i cili ka marrë pjesë në raundin e katërt të bisedimeve me temë Sirinë të cilat kanë nisur në Astana, është larguar pasi palëve u është përcjellë një dokumet që përfshin rekomandimet.
Burimet opozitare më pas në një deklaratë për gazetarin e AA-së kanë njoftuar se janë të papranueshme sulmet ajrore të Rusisë në rajonet Hama dhe Dera të Sirisë.
Burimet pasi kanë tërhequr vëmendjen se janë kryer sulme ajrore edhe gjatë takimit në Astana ku janë mbledhur për t'i dhënë fund konflikteve, ato kanë kritikuar Rusinë për qëllime jo të mira.
Duke theksuar se janë shumë të vështira kushtet e paraqitura nga Rusia për t'u diskutuar në takim burimet opozitare theksuan se për të gjitha këto arsye kanë pezulluar përkohësisht pjesëmarrjen e tyre në bisedime.
Në bisedimet në Astana të cilat janë planifikuar të vazhdojnë për dy ditë bëhet e ditur se delegacioni turk kryesohet nga zëvendës Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Sedat Önal, delegacioni rus nga Alexander Lavrentiev përfaqësuesi special për Sirinë i presidentit Vladimir Putin, delegacioni i Iranit nga zv/ministri i Punëve të Jashtme Xhabiri Ensari dhe opozita ushtarake e Sirisë nga Muhammed Alluş, ndërsa regjimi i Bashar Asadit nga Beshar Xhaferi.
Gjithashtu në bisedime marrin pjesë edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, këshilltari i ministrit të Jashtëm jordanez Nawaf Wasfi Tel dhe zv/sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit përgjegjës për çështjet e Lindjes së Afërt, Steward Johnson.
Takimi i parë në Astana u mbajt më 23-24 janar nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë. Ndërsa takimi i dytë në Astana u mbajt më 15-26 shkurt ndërsa takimi i tretë në Astana më 14-15 mars.