Selçuk Acar
03 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
NEW YORK (AA) - Del në treg libri i ri i vajzës dhe këshilltares së presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, i cili përmban këshilla për gratë, raporton Anadolu Agency (AA).
Libri i Ivanka Trump "Women Who Work: Rewriting the Rules for Success" (Gratë që punojnë: Rishkrim i rregullave të suksesit), i botuar nga "Penguin Random House", ka filluar të distribuohet në librari nëpër tërë vendin duke filluar nga data 2 maj.