Mahmoud Barakat
27 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Forcat izraelite arrestuan 11 palestinezë në bastisjet e mbrëmshme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, njofton ushtria izraelite të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste", thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, pa specifikuar se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.
Forcat izraelite shpesh kryejnë fushata të gjera të arrestimit përgjatë Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit me pretekstin e kërkimit të palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, më shumë se 5.700 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë 48 gra dhe 230 të mitur.