Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
India ka testuar sistemin anti-satelitor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në një transmetim të drejtpërdrejt në një kanal televiziv njoftoi se kanë goditur një satelit në mënyrë të suksesshme në orbitën e ulët të Tokës.
Ai tregoi se me këtë testim të quajtur "Misioni Shakti", vendi i tij ka hyrë në mesin e vendeve në "super ligë" që e posedojnë këtë aftësi në mesin e të cilëve janë SHBA-të, Rusia dhe Kina.
Ekspertët vlerësojnë se në objektiv të sistemit anti-satelitor me një mundësi të madhe ka qenë një mini-satelit i dërguar në orbitën e ulët të Tokës para një muaji.
Kina, testimin e parë të suksesshëm në këtë drejtim e ka bërë në vitin 2007, ndërsa kjo hasi në protesta nga forcat tjera të mëdha të botës.
SHBA-të dhe Rusia teknologjitë e ngjashme i kishin testuar në vitet e 1980-ta. Administrata e Washingtonit këto testime në vitin 1985 i përfundoi për arsye të rrezikut për krijimin e sasive të mëdha të mbeturinave hapësinore.