Argjentinë, zjarret djegin rreth 12.000 hektarë tokë
Media lokale ka raportuar se afërsisht 12.000 hektarë tokë janë prekur deri më tani, si pasojë e zjarreve
Chubut
Zjarret që filluan rreth 7 janarit vazhdojnë të djegin në të gjithë rajonin Patagonia të Argjentinës, ndërsa autoritetet raportojnë se afërsisht 12.000 hektarë janë prekur që nga e diela, 11 janar, raporton Anadolu.
Media lokale ka raportuar se afërsisht 12.000 hektarë tokë janë prekur deri më tani, si pasojë e zjarreve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pronat rurale kanë pësuar dëme dhe kanë kanë vënë në dukje se një termocentral dhe një shkollë mbeten në rrezik.
Ata shtuan se kushtet e thata dhe erërat e forta pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve dhe kufizojnë dukshmërinë për shkak të tymit të dendur.
Sipas autoriteteve lokale, 295 zjarrfikës vepruan në zonë, të mbështetur nga pesëmbëdhjetë avionë.
Agjencia Federale e Emergjencave e Argjentinës tha se zjarre aktive janë raportuar gjithashtu në Neuquen, ndërsa flakët në Santa Cruz dhe Rio Negro janë nën kontroll.
Agjencia deklaroi se statusi i emergjencës ka mbetur në fuqi në të gjithë rajonin.
Guvernatori i rajonit Chubut, Ignacio Torres, u tha gazetarëve se të paktën një nga zjarret aktive tregon shenja të ndezjes së qëllimshme.
Hetimi për shkakun e zjarreve vazhdon dhe autoritetet kanë njoftuar një shpërblim prej afërsisht tridhjetë e katër mijë dollarësh për informacion në lidhje me incidentin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
