Bota, Koronavirusi

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19

Rastet e konfirmuara me koronavirus shënojnë rritje në shtetet arabe

Safiye Karabacak  | 24.03.2020 - Përdıtësım : 25.03.2020
Arabia Saudite konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19

Riyad

Rastet e koronavirusit kanë shënuar rritje në gjashtë shtete arabe, duke përfshirë Irakun, Libanin, Arabinë Saudite, Bahreinin, Tunizinë dhe Palestinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore të Arabisë Saudite kanë konfirmuar rastin e parë të vdekjes, ndërsa janë konfirmuar 205 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 767.

Iraku konfirmoi katër raste të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 27. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, në vend janë regjistruar 316 raste, prej të cilëve 75 janë shëruar.

Autoritetet nga Iraku thonë se dy raste të vdekjeve janë konfirmuar në Karbala dhe nga një rast në Nineveh dhe al-Sulaymaniyah.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se me 37 rastet e reja, numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 304.

Bahraini gjithashtu raportoi për një rast të ri të vdekjes, duke e çuar numrin e vdekjeve në tre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Bahrainit, bëhet fjalë për një person i cili së fundmi është kthyer nga Irani. Numri i të infektuarve në vend është rritur në 377.

Në Tunizi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 25 raste të reja, duke rritur numrin e rasteve në 114, ku bën pjesë edhe një pacient i shëruar.

Palestina gjithashtu ka raportuar për një rast të ri, me çka numri i të infektuarve rritet në 60. Siç tha zëdhënësi i qeverisë palestineze, Ibrahim Melhem, bëhet fjalë për një grua nga qyteti Ramallah.

Pasi u paraqit fillimisht në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i njohur si COVID-19 është shpërndarë në të paktën 169 shtete dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın