Fırat Taşdemir
27 Qershor 2023•Përditësim: 28 Qershor 2023
Në kuadër të punimeve të kryera me rastin e festës së Kurban Bajramit në Xhaminë e Shenjtë (Mesxhidi Haram) u pastrua edhe mbulesa e Qabes, në Mekë të Arabisë Saudite, raporton Anadolu.
Nesër në Arabinë Saudite do të festohet Kurban Bajrami. Në të njëjtën kohë në tokat shenjta përjetohet edhe emocioni i haxhit.
Haxhinjtë pas qëndrimeve në Arafat dhe Muzdelife, do të godasin me gurë djallin në Mina dhe më pas do të kryejnë vizitën e tavafit (ecjes në mënyrë rrethore) në Qabe.
Në kuadër të kësaj, ekipet në Xhaminë e Shenjtë (Mesxhidi Haram) kryen pastrim tërësor para Kurban Bajramit dhe adhurimit të haxhit duke pastruar edhe mbulesën e Qabes.
Ashtu si në vitin e kaluar, mbulesa e Qabes pritet të ndërrohet më datën 1 Muharrem, fillim vitin sipas kalendarit të Hixhrit i cili përkon me datën 19 korrik të këtij viti.