Bota

Arabi Saudite, ndërrohet mbulesa e Qabes në Mekë

- Mbulesa e vjetër që u zëvendësua me atë të renë lahet me ujë Zemzemi dhe dërgohet në vendet islame për t'u ekspozuar në muze.

Hussien Elkabany, Ömer Erdem  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Arabi Saudite, ndërrohet mbulesa e Qabes në Mekë

Mekë

MEKË (AA) - Me fillimin e vitit 1447 Hixhri, Arabia Saudite ndërroi mbulesën e Qabes në Mekë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Autoriteti i Përgjithshëm për Çështjet e Xhamisë së Shenjtë dhe Xhamisë së Profetit në Arabinë Saudite, u njoftua se mbulesa e Qabes u ndërrua mbrëmë nga një ekip prej 154 ekspertësh.

Procesi i rinovimit të mbulesës prej 47 pjesësh dhe 1.415 kilogramësh zgjati me orë të tëra. Për bërjen e mbulesës së Qabes u përdorën afërsisht 825 kilogramë mëndafsh i pastër dhe 180 kilogramë argjend dhe ar.

Mbulesa e vjetër që u zëvendësua me atë të renë lahet me ujë Zemzemi dhe dërgohet në vendet islame për t'u ekspozuar në muze.

Në brezin e Qabes i cili u përgatit duke përdorur argjend dhe ar, përmban vargje nga Kurani.


- U prodhua me makinën më të madhe të qepjes në botë

Mbulesa e Qabes prodhohet në kompleksin "Mbreti Abdulaziz Kiswa" në Mekë. Në kompleks punojnë rreth 200 zejtarë dhe anëtarë të personelit administrativ. Ndërkohë këtu ndodhet edhe makina më e madhe e qepjes në botë që punon me mbështetje kompjuterike dhe e cila është 16 metra e gjatë.

Arabia Saudite e ndërronte mbulesën e Qabes çdo vit në Ditën e Arafatit, që është dita e 9-të të muajit Dhul-Hixhxhe, por kjo praktikë u ndryshua në vitin 2022 dhe procesi i rinovimit të mbulesës u zhvendos më datën 1 e muajit Muharrem, që është dita e parë e vitit Hixhri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.