Bota

IAEA zhvillon stërvitjen më të madhe në botë për emergjenca bërthamore

- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike përfundoi stërvitjen 36-orëshe që testoi mekanizmat më të mëdhenj të luftimit të skenarit të emergjencës bërthamore në botë

Salih Okuroğlu  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
IAEA zhvillon stërvitjen më të madhe në botë për emergjenca bërthamore

Vjenë

VJENË (AA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në bashkëpunim me më shumë se 75 vende ka përfunduar një stërvitje 36-orëshe që testoi mekanizmat më të mëdhenj të luftimit të skenarit të emergjencës bërthamore në botë, transmeton Anadolu.

IAEA bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me stërvitjen e emërtuar "The ConvEx-3".

Deklarata vuri në dukje se stërvitja më e madhe e emergjencës bërthamore në botë, e kryer në bashkëpunim me më shumë se 75 vende dhe 10 organizata ndërkombëtare, u mbajt në centralin bërthamor "Cernavoda" në Rumani.

"Simulimi 36-orësh që testoi mekanizmat globalë të luftimit kundër skenarit të emergjencës bërthamore ka përfunduar. Stërvitja mundësoi pjesëmarrjen e vendeve dhe organizatave pjesëmarrëse në koordinimin e masave mbrojtëse duke simuluar një sasi të konsiderueshme të lirimit të materialit radioaktiv", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se IAEA do të shqyrtojë reagimet nga të gjithë pjesëmarrësit dhe do të përcaktojë praktikat më të mira dhe fushat që duhet të përmirësohen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.