Mustafa Keleş
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
OKB (AA) - Portugezi Antonio Guterres i cili është zgjedhur Sekretar i 9-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është betuar në një ceremoni të zhvilluar në Asamblenë Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është mbajtur një ceremoni për Ban Ki-moon, që do të dorëzojë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Antonio Guterres që do të marrë këtë detyrë.
Ban Ki-moon pasi ka theksuar se përgjatë detyrës janë përballur me kriza dhe sprova shumë serioze, ka shtuar se nuk ka qenë e mundur që të ndalohet lufta dhe masakrat e përjetuara në Siri.
"Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve nuk është lideri i botës"
Ndërsa Antonio Guterres i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar në një fjalim të mbajtur pas ceremonisë së betimit, duke vënë në dukje se në botë ka probleme që e tejkalojnë shumë kapacitetin e OKB-ve, tha se në institucion nevojite reforma strukturore.
Ai është shprehur se një prej fushave kryesore ku OKB nuk ka qenë e suksesshme është fakti se nuk ka mundur të parandalojë konfliktet dhe ka vënë në dukje se OKB-ja duhet të jetë e gatshme për ndryshim.
"OKB ka lindur pas luftës, ne jemi këtu për paqe", tha Guterres, duke theksuar se duhet të ketë më shumë koordinim dhe dialog me palët për parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes.
Guterres gjithashtu ka theksuar se çështjeve që do t'iu kushtojë më shumë përparësi gjatë periudhës së tij në detyrën e kreut të OKB-së do të jenë parandalimi i konflikteve, sigurimi i barazisë gjinore, lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe lufta kundër terrorizmit global.
"Askush nuk e fiton luftën në Siri. Të gjithë po humbasin së bashku. Qëllimi im është të mbledh së bashku palët dhe të tregoj përpjekje për ti dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë. Unë jam i vetëdijshëm se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve nuk është lideri i botës", është shprehur Guterres, në një deklaratë për gazetarët pas ceremonisë së betimit.