Canberk Yüksel
09 Maj 2017•Përditësim: 10 Maj 2017
ADIS ABEBA (AA) - Anadolu Agency (AA), do të lançojë gjatë ditës projektin "Afrika e Madhe”, që paraqet një përpjekje gjithëpërfshirëse për mbulimin e 11 shteteve afrikane.
Projekti i cili përfshinë rreth 150 rrëfime me fotografi dhe video, synon të sjellë një perceptim të ri për kontinentin, duke sjellë analiza dhe rrëfime interesante nga jeta e njerëzve.
Njëzet e një gazetarë të AA-së kanë udhëtuar në Guine, Kenia, Libi, Mali, Mozambik, Namibi, Nigeri, Ruandë, Senegal, Afrikë të Jugut dhe Tanzani, ku janë bashkuar me rreth 30 gazetarë lokal me të cilët bashkë do të rrëfejnë tregimet e tyre.
Projekti hulumton përvoja të dorës së parë, që kanë të bëjnë me të kaluarën kolonialiste, duke vënë theksin te historitë e suksesit dhe perspektivat unike që sjellin një trajektore të re për të ardhmen.
Është paraparë që në kuadër të projektit “Afrika e Madhe”, të realizohen intervista me liderët e komuniteteve dhe përfaqësuesit qeveritarë, ndërkohë që do të publikohen edhe editoriale të intelektualëve turq mbi temat ekonomi, politikë dhe mbi dinamikën sociale në Afrikë.
Ndërsa Ankaraja synon të rrisë praninë në të gjithë kontinentin, projekti paraqet mundësi për sipërmarrësit dhe investitorët turq të mund të detektojnë sfidat dhe të bëjnë një ndikim pozitiv.
Projekti në fjalë paraqet një mundësi edhe për organizatat siç janë TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Instituti "Yunus Emre" dhe agjenci tjera shtetërore dhe joqeveritare të hulumtojnë dhe të ndryshojnë jetët e njerëzve.
Pikënisja e projektit “Afrika e Madhe” është Tanzania.