Amsterdam, arrestohen 6 pasagjerë spanjoll pasi refuzuan mbajtjen e maskës
Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë

Amsterdam
Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës ka bërë të ditur se gjashtë pasagjerë spanjoll që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska në mbrojtje të koronavirusit të ri (COVID-19), transmton Anadolu Agency (AA).
'Marechausse, dega e ushtrisë që monitoron kufijtë dhe aeroporteve në kuadër të detyrave të tyre policore, në rrjetet sociale njoftoi se gjashtë pasagjerë meshkuj në aeroplan që mbërritën nga Spanja mbrëmë në aeroportin 'Schiphol' u arrestuan pasi refuzuan mbajtjen e maskës.
Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë.
Gjashtë shtetasit spanjoll aktualisht janë në paraburgim dhe do të merren në pyetje gjatë ditës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.