Bota

Ambasada italiane në Tripoli mohon njoftimet për mbylljen e saj

Mediat libiane më herët raportuan se Italia e ka mbyllur ambasadën e saj në Tripoli

Ekip   | 15.04.2019
Ambasada italiane në Tripoli mohon njoftimet për mbylljen e saj

Tripoli

Ambasada e Italisë ka mohuar njoftimet mbi mbylljen e saj në Tripoli për shkak të luftimeve mes rivalëve në kryeqytetin libian, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ambasada thonë se në misionin diplomatik po vazhdojnë të gjitha aktivitetet e zakonshme.

Mediat libiane më herët raportuan se Italia e ka mbyllur ambasadën e saj në Tripoli nga shkaku i luftimeve në kryeqytet.

Më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të marrë kontrollin në kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Që nga rrëzimi dhe vdekja e presidentit Muamar Gadafi, janë krijuar dy qendra të pushtetit në Libi: Një në Libinë lindore, dhe një në Tripoli, që ka mbështetjen e OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın