Bota

OBSH: Gjatë përleshjeve në Libi kanë humbur jetën 147 persona

OBSH në rrjetin social njoftoi se gjatë përleshjeve në Libi janë plagosur 614 persona. Më tej paralajmëroi edhe dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe punonjësve mjekësorë në Libi

Mehmet Nuri Uçar  | 15.04.2019 - Përdıtësım : 15.04.2019
OBSH: Gjatë përleshjeve në Libi kanë humbur jetën 147 persona

Tripoli

Së paku 147 persona kanë pësuar për vdekje nga përleshjet në Libi që janë duke zgjatur 11 ditë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).

OBSH në rrjetin social njoftoi se gjatë përleshjeve në Libi janë plagosur 614 persona. Më tej paralajmëroi edhe dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe punonjësve mjekësorë në Libi.

Khalifa Haftar, komandant ushtarak me seli në Libinë lindore, më 4 prill nisi aksion ushtarak me një plan ambicioz për të marrë kryeqytetin Tripoli, në të cilën është selia e Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur në kryengritjen e përgjakshme me mbështetje të NATO-s u përmbys, më pas edhe vrarë lideri Muammar Gaddafi, pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë divergjencat e mëdha politike në vend sollën deri te dy qendra të ndara të pushtetit, njëra në Libinë lindore me të cilën lidhet Haftar dhe tjetra në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın