Havva Kara Aydın
16 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) dënoi sulmin policor në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro dhe ndalimin e anëtarëve të stafit.
"AMAN dënon veprime të tilla kundër shtypit dhe në këtë rast kundër anëtarëve të stafit të Anadolu në Kajro", tha aleanca në një deklaratë.
"AMAN qëndron pranë agjencisë së saj anëtare dhe kërkon nga autoritetet egjiptiane lirimin e menjëhershëm të stafit të Anadolu në Kajro, duke sqaruar arsyet e kësaj bastisjeje", shtoi ajo.
Policia egjiptiane bastisi Zyrën e AA-së në Kajro në orët e vona të së martës dhe arrestoi 4 punonjës.
Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.
Asnjë arsye nuk u dha lidhur me bastisjen.
Turqia dënoi ashpër këtë veprim dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të stafit të AA-së.