Hassan Isilow
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
JOHANESBURG (AA) - Al-Kaeda ka liruar shtetasin e Afrikës së Jugut, Stephen McGowan, të mbajtur peng për gjashtë vite, pasi e kishte rrëmbyer në Mali bashkë me dy persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar të enjten nga ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Maite Nkoana-Mashabane, e cila tha se qeveria e saj dëshiron të dërgojë mirënjohjen më të thellë për të gjithë të përfshirët në përpjekjet të cilat rezultuan me lirimin e të rrëmbyerit Stephen McGowan.
Ajo shtoi më tej se për lirimin e pengut, nuk janë paguar para.
McGowan u rrëmbye në nëntor të vitit 2011 së bashku me një suedez dhe një shtetas holandez i cili u lirua në vitin 2015 nga Forcat Speciale Franceze.
Një shtetas gjerman që thuhet se tentoi ti rezistojë rrëmbimit, u vra nga pengmarrësit.
Shtetasi suedez, Johan Gustafsson u lirua në qershor të këtij viti.
Mashabane gjithashtu përcolli ngushëllimet e qeverisë së saj familjes së Stephen McGoëan, nëna e të cilit vdiq dy muaj më parë.