Haydar Hadi
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi tha sot se qeveria irakiane nuk pranon propozimin e Administratës Rajonale Kurde (KRG) për "ngrirjen" e rezultatit të referendumit të paligjshëm të mbajtur në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e kryeminstrit irakian ka lëshuar një komunikatë ku potencohen deklaratat e al-Abadit të bëra me rastin e vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Al-Abadi ka thënë se referendumi i paligjshëm është mbajtur të njëjtën kohë kur vazhdon lufta kundër organizatës terroriste DEASH.
"Ne i paralajmëruam që të mos mbahet referendumi, por përpjekjet tona nuk dhanë rezultate. Nuk pranojmë kurrfarë 'ngrirje' të rezultatit, kërkojmë anulimin e referendumit dhe respektimin e Kushtetutës", ka thënë al-Abadi.
Kryeministri i Irakut në lidhje për marrjen nën kontroll të Kirkukut dhe zonave të tjera të çliruara nga forcat irakiane nga Peshmergët theksoi: "Vendosja e autoritetit të administratës federale është fitore për të gjithë irakianët dhe strategjia jonë është që këto zona t'ia shtojmë administratës shtetërore", shpjegoi al-Abadi.
Administrata rajonale kurde të mërkurën i propozoi Qeverisë së Irakut "ngrirjen" e rezultatit të referendumit të paligjshëm, përfundimit të operacioneve ushtarake dhe fillimin e dialogut midis Erbilit dhe Bagdadit.