Barış Seçkin
11 Gusht 2016•Përditësim: 12 Gusht 2016
ROMË (AA) – Kulti i dhunshëm terrorist FETO, përgjegjës për tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, vepron në mënyrë aktive edhe në Itali. Edhe pse ky vend nuk lejoi hapjen e shkollave të FETO-s, kjo organizatë vepron përmes të të ashtuquajturave organizata për promovimin e dialogut, raporton Anadolu Agency (AA).
FETO në Itali lobon përmes Vatikanit me të cilin dukshëm ka përmirësuar raportet pas takimit të kreut të saj Fetullah Gylen dhe Papa Gjon Pali i II, në vitin 1998.
Meqë Italia mban një qëndrim të distancuar, FETO-s nuk i është lejuar të hap shkolla ose ndonjë tjetër institucion arsimor.
Si rrjedhojë, organizata ka vendosur që në këtë shtet të veprojë përmes të të ashtuquajturave organizata për promovimin e dialogut dhe miqësisë dhe në këtë mënyrë të avancojë marrëdhëniet me katolikët dhe Perëndimin.
Përmes këtyre organizatave dhe fondacioneve FETO mban aktivitete të ndryshme anembanë Italisë duke ndikuar mbi opinionin e atjeshëm.
Në mesin e organizatave që lidhen me FETO-n në kryeqytetin italian Romë është instituti “Tevere”, organizata interkulturore “Alba” në Milano, si dhe organizata për dialog interkulturore “Milad” në Venecia dhe Modena.
Përmes institutit Tevere në Romë, FETO tenton të përfitojë Kishën Katolike dhe institucionet tjera me ndikim në kryeqytet.
Target grup i tyre janë afaristët turq dhe italianë të cilën tenton ti përfitojë përmes lobimeve të ndryshme me anë të organizatës “Alba”.
Organizata “Milad” në Modenë dhe Veneci ka në shënjestër italianët, shtetasit e Turqisë, studentët turq dhe ata nga shtetet muslimane.
Për sa i përket financimit të FETO-s, një pjesë të të ardhurave FETO i grumbullon përmes donacioneve vullnetare nga shtetasit turq të cilët jetojnë në veri të Italisë.
- Iftare dhe darka gjatë festave krishtere dhe hebreje
Dihet botërisht se FETO në teritorin e Italisë organizon Iftare por edhe darka për elitën e lartë gjatë festave të krishtera dhe hebreje. Kreu i kultit të dhunshëm terrorist FETO, Fetullah Gylen në shkurt të vitit 1998 u takua në Vatikan me Papën e atëhershëm Gjon Palin II pas çka FETO filloi ti kushtojë një vëmendje të veçantë forcimit të marrdhënieve me Vatikanin.
FETO gjithashtu në aktivitetet e saj nëpër botë filloi të përdor modelin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor i cili është pranuar dhe nga Koncili i Dytë i Vatikanit në vitin 1965.
Kulti i dhunshëm terrorist hapin e parë në Itali e bëri në vitin 2007 me hapjen e institutit Tevere, përmes së cilit lobon te Këshilli i Papës për dialog ndërfetar dhe te ambasadat e huaja siç janë ajo e SHBA-ve dhe Britanisë ndërkohë që përdorë edhe mediat italiane.
Instituti Tevere mundëson bursa studentore për shtetasit e Turqisë në universitetet e Italisë veçanërisht për studentët e rregullt, ata post-diplomik dhe ata të studimeve të doktoraturës.
FETO në qytetin Como në veri të Milanos ka hapur edhe një qendër kërkimore me emrin “Ekol”, dedikuar turqve dhe shtetasve tjerë nga shtetet islamike.
Pas zhvillimeve të 17 -25 dhjetorit 2015 në Turqi, interesimi për këtë qendër kishte rënë dukshëm për çka dhe u mbyll.
Përveç organizatës Alban, FETO në Milano lobon edhe përmes organizatës të ndërmarrësve të rinj, e cila është e lidhur me organizatën UNITEE me seli në Bruksel.
Kulti i dhunshëm terrorist FETO ka humbur një numër të konsiderueshëm të ithtarëve të saj në rajonin e Italisë sidomos pas zhvillimeve në dhjetor të vitit 2013.
Shumë qytetarë të Italisë me prejardhje nga Turqia bojkotuan aktivitetet e FETO-s në atë shtet.