Yusuf Hatip
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
ISLAMABAD (AA) - Të paktën 6 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën pasi një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në Pakistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarja e hekurudhave, Saima Beshir tha se një tren mallrash në rajonin Multan të Penxhapit ka ndaluar pasi goditi një person që po qëndronte tek binarët e hekurudhës. Beshir theksoi se personi i paidentifikuar ka humbur jetën ndërsa makinisti duke ndaluar trenin është përpjekur të marrë trupin e pajetë mbi binarë.