Bota

OKB e shqetësuar nga "kërcënimet dhe dhuna" kundër muslimanëve në Indi

Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u rritën përsëri pas sulmit të 14 shkurtit në Kashmir

Bayram Altuğ  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
OKB e shqetësuar nga "kërcënimet dhe dhuna" kundër muslimanëve në Indi

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se është e shqetësuar për shkak se "disa elementë" në Indi mund të ndërmarrin veprime kërcënuese dhe dhune kundër muslimanëve që jetojnë në rajone të ndryshme të Indisë dhe Kashmirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë me shkrim ka theksuar se dënon ashpër sulmin kamikaz të kryer më 14 shkurt në rajonin Pulwama të Kashmirit.

Ajo ka theksuar se pas sulmit vetëvrasës në përleshjet e armatosura që ndodhën dje kanë humbur jetën 9 persona dhe ka shprehur keqardhjen për këtë situatë.

Duke uruar mos përshkallëzim të tensioneve mes Pakistanit dhe Indisë, Bachelet tha se "Shpresojmë që mos të krijojë më shumë pasiguri në rajon tensioni i rritur ndërmjet dy fqinjëve që posedojnë armë bërthamore".

Bachelet tha se sipas disa raporteve të ardhura nga India, sulmi në Pulwama është përdorur nga disa elementë indianë si arsyetim për kërcënime dhe akte potenciale të dhunshme ndaj popullatës së Kashmirit dhe muslimanëve që jetojnë në rajone të ndryshme të Indisë.

Gjithashtu edhe nga kjo situatë, Bachelet ka nënvizuar se janë të shqetësuar dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Indisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur muslimanët nga sulme të tilla, të cilat kanë në objektiv rrënjët dhe identitetin e tyre etnik.

Poashtu edhe Pakistani i ka bërë thirrje OKB-së që të veprojë për uljen e tensioneve mes dy vendeve, ku ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, njoftoi se i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke i kërkuar që të veprojë për të ulur tensionet me Indinë.

Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u rritën përsëri pas sulmit të 14 shkurtit në Kashmir.

Në sulmin e ndërmarrë në Kashmirin nën kontrollin e Indisë humbën jetën 44 ushtarë indianë, ku India kishte pretenduar se sulmuesit mbështeten nga Pakistani.

Ndërsa Pakistani ka refuzuar këto pretendime dhe bëri një deklaratë ku ka dënuar këtë sulm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.