Bota

"SHBA mendoi se mund të na tremb me njerëzit që ka ushqyer"

Ministri Soylu tha se bota po kalon në një periudhë të vështirë, ku në pozitat gjeografike muslimane nga Afganistani, Pakistani, Afrika, Siria, nga Jordania e deri në Liban po ndodhin destabilizime serioze

Muhammed Boztepe  | 17.12.2018 - Përdıtësım : 17.12.2018
"SHBA mendoi se mund të na tremb me njerëzit që ka ushqyer"

Islamabad

ISLAMABAD (AA) - Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, gjatë vizitës në Pakistan ka deklaruar se "Ne kemi kryer operacionin 'Mburoja e Eufratit', Amerika neve nuk na tha 'bëjeni'. Kemi kryer operacionin 'Dega e Ullirit', doli përballë nesh, kërcënoi", raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu është pritur në aeroportin ushtarak Nur Khan në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, nga ministri i Brendshëm i Pakistanit, Shehryar Khan Afridi, ambasadorin i Turqisë në Islamabad İhsan Mustafa Yurdakul si dhe zyrtarë të tjerë.

Më pas ai ka kaluar në Ambasadën e Turqisë në Islamabad ku është takuar në sallën e konferencave me përfaqësues të organizatave turke të shoqërisë civile.

Në fjalimin e tij ministri Soylu ka theksuar se bota po kalon në një periudhë të vështirë, ku në pozitat gjeografike muslimane nga Afganistani, Pakistani, Afrika, Siria, nga Jordania e deri në Liban po ndodhin destabilizime serioze.

"Ne kemi kryer operacionin 'Mburoja e Eufratit', Amerika neve nuk na tha 'bëjeni'. Kemi kryer operacionin 'Dega e Ullirit', doli përballë nesh, kërcënoi. Mendoi se mund të na frikësonte me njerëzit që kishte ushqyer. U përpoq që të vendoste përpara nesh një rrethim ndërkombëtar, por falënderuar qoftë Allahu, Turqia e tejkaloi gjithashtu edhe këtë. Ndërsa tani është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të bëjë në lindje të Eufratit. SHBA-ja edhe në veri të Irakut dhe në Afrin ka bërë përpjekje që ne të jemi të rrethuar", tha Soylu.

"Aktualisht po përpiqet të na rrethojë në lindje të Eufratit", tha Soylu duke shtuar më tej se "Turqia nuk ka lejuar dhe nuk do ta lejojë këtë. Duhet të dini se thelbi i këtij rrethimi është: Të ngushtojë aftësinë e veprimit të Turqisë, të vendosë në një pikë të dobët marrëdhëniet që Turqia ka ngritur me vendet e botës dhe ato përreth saj, të ndërpresë sa mundet komunikimin e Turqisë, të ndërpresë komunikimin e saj me të gjithë pozitën gjeografike".

Pas fjalimit të tij ministri Soylu ka vazhduar duke biseduar me përfaqësuesit e pranishëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın