Mahmoud Barakat
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Akademia e Irakut për Fikhun Suni (Legjislacion Islam) ka kundërshtuar të mërkurën atë të cilën e ka quajtur “politikë e të dënuarit kolektiv” që po zbatohet kundër njerëzve në Felluxhë përgjatë operacioneve ushtarake të cilat synojnë të rimarrin qytetin nga DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
"Të pafajshmit nuk duhet të dënohen për krimet e DAESH-it”, thonë nga akademia në Bagdad, në deklaratën e të cilës i bëhet thirrje qeverisë së Irakut ti mundësojë popullatës së Felluxhës një dalje e sigurt nga qyteti.
Gjatë një prononcimi për AA të hënën, zyrtari i sigurisë në provincën Anbar (ku gjendet Felluxha), Rajee Barakat, akuzoi milicinë pro qeveritare të Irakut, Hashd al-Shaabi (Shia) se ka bombarduar Felluxhen pa bërë përzgjedhjen e caqeve.
Sipas burimeve lokale, prej fillimit të ofensivës të dielën, në Felluxhë janë vrarë 19 civilë.