Ömer Erdem
18 qershor 2020•Përditësim: 18 qershor 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 7.249, ndërsa i rasteve ka tejkaluar shifrën 270.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 9.079 raste të reja duke e rritur në 270.660 numrin e rasteve.
Me 223 vdekjet numri i viktimave ka arritur në 7.249, ndërkohë që numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 125.000.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Egjipt është rritur në 1.850, numri më i lartë në kontinent, ndërsa në Afrikën e Jugut në 1.674, në Algjeri 799, në Sudan 487 dhe Nigeri 469.
Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë: Afrika e Jugut me 80.412 raste, Egjipti me 49.219, Nigeria me 17.735, Gana me 12.590 dhe Algjeria me 11.268 raste.