Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrika e Jugut po përballet me valën e katërt të COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Joe Phaahla njoftoi se vendi i cili ka një rritje të shpejtë të numrit të rasteve në ditët e fundit, që nga 3 dhjetori është në valën e katërt të pandemisë

Murat Özgür Güvendik  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Afrika e Jugut po përballet me valën e katërt të COVID-19

Johannesburg

Në Republikën e Afrikës së Jugut, një nga vendet ku u zbulua për herë të parë varianti Omicron i COVID-19, filloi vala e katërt e pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Joe Phaahla njoftoi se vendi i cili ka një rritje të shpejtë të numrit të rasteve në ditët e fundit, që nga 3 dhjetori është në valën e katërt të pandemisë.

Phaahla theksoi se lufta kundër variantit Omicron, i cili është zbuluar në 7 nga 9 shtetet e vendit, është i menaxhueshëm pa kufizime.

Në një deklaratë nga Michelle Groome, zyrtare e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të Afrikës së Jugut (NICD), thuhet se kishte një "rritje masive" të numrit të rasteve ditore në të gjithë vendin.

Ajo tha se ka gjetje paraprake se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e tjera. Sipas saj, varianti është ende shumë i ri dhe duhen të paktën 2-3 javë për të arritur në përfundim përfundimtar.

Provinca Gauteng, epiqendra e pandemisë në Afrikën e Jugut

Thuhet se më shumë se 70 për qind e rasteve ditore të regjistruara në Afrikën e Jugut u zbuluan në provincën Gauteng, ku ndodhet qyteti më i madh i vendit Johannesburg dhe kryeqyteti Pretoria.

Zyrtari i Departamentit të Shëndetësisë në Gauteng, Ntsakisi Maluleke tha se shkalla e pozitivitetit të testit, i cili ishte 19 për qind në fillim të javës, që nga sot u rrit në 34 për qind.

Sipas të dhënave të KIKD-së në 24 orët e fundit në provincën në fjalë janë regjistruar 8.258 raste nga gjithsej 11.535 raste me COVID-19 të zbuluar në gjithë vendin.

Me rastet e regjistruara ditën e sotme, numri total i rasteve në të gjithë vendin është rritur në 2.988.132. Ndërsa numri i personave që humbën jetën është rritur në 89.843.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın