Hassan Isilow
06 Korrik 2023•Përditësim: 06 Korrik 2023
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhjeje të supozuar të cilindrit të gazit në periferi të Johanesburgut, sipas shërbimit të urgjencës, raporton Anadolu.
Zëdhënësi i Shërbimit të Urgjencës Ekurhuleni, William Ntladi, u tha gazetarëve të mërkurën mbrëma se një cilindër gazi me oksid nitrat që u gjet në vendbanimin Angelo në Boksburg dyshohet se është përdorur nga minatorë të paligjshëm për nxjerrjen e arit, ndërkaq hetimet janë në vazhdim.
Ntladi tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi rrjedhja e gazit ndodhi në një zonë banimi të paligjshëm me shumë kasolle afër njëra-tjetrës.