Bota, Koronavirusi

Afrikë, shkon në afro 40 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.646.896 ndërsa numri i viktimave në 39.622

Adam Abu-bashal  | 18.10.2020 - Përdıtësım : 19.10.2020
Afrikë, shkon në afro 40 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur mbi 1 milion e 646 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.646.896 ndërsa numri i viktimave në 39.622.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.408 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.109 dhe në Marok 2.878 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 702.131 raste, Maroku me 170.911 dhe Egjipti me 105.297.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.352.639.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın