Bota

Kryeministri i Qipros Turke fitues i zgjedhjeve presidenciale

Sipas rezultateve jozyrtare, Ersin Tatar fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur sot me 51,74 për qind të votave

Muhammet İkbal Arslan   | 18.10.2020
Kryeministri i Qipros Turke fitues i zgjedhjeve presidenciale

Lefkosha

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, sipas rezultateve jozyrtare fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur sot me 51,74 për qind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Narin Ferdi Şefik, kreu i Bordit të Lartë Zgjedhor, njoftoi se Tatar, kandidati presidencial i Partisë së Unionit Kombëtar, fitoi në raundin e dytë të votimit.

Kandidati i pavarur Mustafa Akıncı, i cili është presidenti i tanishëm i vendit, mblodhi 48,76 për qind të votave, tha Şefik, duke shtuar se shifrat zyrtare do të shpallen më vonë sonte.

Votimi përfundoi në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Në raundin e parë të mbajtur më 11 tetor, Tatar doli i pari duke marrë 32,34 për qind të votave ndërsa Akıncı i dyti me 29,8 për qind të votave.

Zgjedhjet presidenciale mbetën në raundin e dytë për shkak se asnjë prej 11 kandidatëve garues nuk arritën të marrin mbi 50 për qind të votave në raundin e parë.

Bordi i Lartë Zgjedhor tha se pjesëmarrja deri në ora 17:00 ishte 61,03 për qind sipas kohës lokale.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 58,29 për qind, duke i bërë "zgjedhjet presidenciale me pjesëmarrjen më të ulët".

Të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzonin 199.029 votues në 738 vendvotime.

Turqit qipriotë votuan për 10-tën herë që nga viti 1974 për të zgjedhur presidentin e tyre për një mandat 5-vjeçar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın