Ömer Erdem
14 Qershor 2020•Përditësim: 14 Qershor 2020
Në mbarë Afrikën ka tejkaluar shifrën 235 mijë numri i rasteve me COVID-19 ndërsa është rritur në 6.281 numri i vdekjeve nga koronavirusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.096 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 235.695 numrin e rasteve.
Me 201 vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 6.281 ndërkohë që numri i personave të shëruar arrin në 108.832.
Vdekjet me nurmin më të madh deri më sot nga COVID-19 janë regjistruar në Egjipt me 1.484 vdekje. Ky vend pasohet nga Afrika e Jugut me 1.423, nga Algjeria me 760, Sudani me 447 dhe Nigeria me 407 vdekje.
Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë, Afrika e Jugut (65.736), Egjipti (42.980), Nigeria (15.682), Gana (11.118) dhe Algjeria (10.810).
Përderisa në Sejshelle nuk ka më raste aktive me COVID-19 thuhet se krahas këtij vendi deri më tani nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.