Fatjon Cuka
22 Prill 2022•Përditësim: 22 Prill 2022
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 52 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 274.737.
Gjatë orëve të fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet në 3.496.
Në gjithë vendin janë shëruar edhe 33 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.852 dhe raste aktive aktualisht janë 389.
Në Shqipëri janë kryer edhe 1.256 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.798.288 testime për personat e dyshuar me koronavirus.