Sayed Khodaberdi Sadat
03 Nëntor 2018•Përditësim: 03 Nëntor 2018
KABUL (AA) - Një ushtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pjesëtar i misionit të NATO-s në Afganistan, është vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Misioni Mbështetje e Vendosur e NATO-s në Afganistan, thuhet se ushtarët amerikanë në kryeqytetin Kabul janë sulmuar nga një ushtar afgan.
Në sulm është vrarë një ushtar amerikan, ndërsa një tjetër është plagosur.
Më tej në deklaratë bëhet e ditur se sulmuesi është vrarë nga një ushtar tjetër afgan.