Sayed Khodaberdi Sadat
10 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
KABUL (AA) - Në Nangarhar të Afganistanit janë vrarë 31 militantë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit thuhet se në një operacion kundër militantëve të organizatës terroriste DAESH në Kot të Nangarharit janë vrarë 31 militantë.
Ministria thotë se ky numër i militantëve është vrarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë operacionet vazhdojnë nga ajri dhe toka.